< Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj me në fokus fotografinë - Auto&Tech - Kosova Sot
Xiaomi prezantoi dy telefonė tė rinj me nė fokus fotografinė

Xiaomi prezantoi dy telefonė tė rinj me nė fokus fotografinė

Gjithashtu sistemi operativ ofron animacione të reja, fuqi të reja edituese të fotove, sistem njoftimesh më të mirë dhe ndarjen e ekranit për dy aplikacione.

Në një aktivitet ditën e sotme, Xiaomi prezantoi serinë e re të telefonëve Redmi Y të cilët në fokus kanë kamerën dhe fotografinë.

Redmi Y1 ka një kamër të frontale 16 megapiksel me një dritë LED. Ndërfaqja MIUI 9 e Android përshtatur nga Xiaomi sjell më shumë stabilitet, performancë më të lartë dhe hapje aplikacionesh më shpejtë.

Gjithashtu sistemi operativ ofron animacione të reja, fuqi të reja edituese të fotove, sistem njoftimesh më të mirë dhe ndarjen e ekranit për dy aplikacione.

Sipas Xiaomi, MIUI 9 është po aq i shpejtë sa edhe Android Stock. Megjithatë kjo ndërfaqje është kritikuar vazhdimisht si e “rëndë” dhe që ndikon në performancën e telefonit në terësi, kryesisht ato buxhetorë.

Specifikat e Redmi Y1

Ekran: 5.5 inç 1280×720
Procesor: Qualcomm Snapdragon 435 me tetë bërthama dhe frekuencë 1.4 Ghz
RAM: 3/4GB
Memoria: 32/64GB + microSD deri në 128GB
Kamera frontale: 16 megapiksel f/2.0
Kamera e pasme: 13 megapiksel
Bateria: 3,080 mAh
Përmasat: 153 x 76.2 x 7.7 mm
Pesha: 153 gram
Sistemi Operativ: Android Nougat 7.1.2

Redmi Y1 do të kushtojë 170 dollar.

 

Kompania gjithashtu prezantoi edhe një telefon të ri, Redmi Y1 Lite i cili kushton 115 dollar.

Specifikat e Redmi Y1 Lite

Ekran: 5.5 inç 1280×720
Procesor: Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
RAM: 2GB
Memoria: 16GB + microSD deri në 128GB
Kamera e Pasme 13 megapiksel
Bateria: 3,080 mAh
Pesha: 150 gram

 

(Kosova Sot)

21 orë e 40 minuta më parë