< “2017 BMW X6 M” - Auto&Tech - Kosova Sot
“2017 BMW X6 M”

“2017 BMW X6 M”

Versioni “coupe” nga “SUV” i modelit “X5 M”, që është version i “SUV” nga “M5”, modeli tjetër dhe më i ri “X6 M” është i pajisur me një motor “twin-turbocharged” prej 4.4-litra  “V8”, që prodhon rreth 567 kuaj fuqi dhe ka një tërheqje të mahnitshme, transmeton gazeta Kosova Sot. Modeli i vozitur “X6 M” kishte dhe një pakë shtesë ekzekutive prej 4,034 euro, që i ishin shtuar disa opsione si ngrohja e timonit dhe në ulëset e pasme, dritat e plota “LED” dhe zakonisht “Wi-Fi”.  Po ashtu, blerësit me 1.459 euro do të pajisen edhe me një opsion tjetër si detektimi i këndit të vdekur dhe diçka që në “BMW” e quajnë asistim në vozitje.  

Përse quhet “Ryan Lochte” i “SUV”? Sepse është i hatashëm, edhe pse jo dhe aq inteligjent, por i dëshirueshëm. Megjithëse modeli “M5” është më i gjatë, modeli “X6 M” vjen me të njëjtat rregullimet shokuese, mos ta përmendim  “V8’ dhe ndërrimin e shpejtë të shpejtësive te transmisioni me tetë shpejtësi automatik. Ulëset janë shumë të rehatshme dhe ju mbajnë shtrëngueshëm, ashtu siç ia ka qejfi, sidomos gjatë kthesave të shpejta që shpejt i kap vetura e ulëset fort ju ngjiten për trupi.  Po ashtu, është shumë i këndshëm në vozitje edhe në rrugët urbane. Po ashtu, vozitja e “BMW”-së e quajtur “iDrive” radhitet si ndër më të mirat. Ky është, lirisht mund të thuhet, një fenomen me katër dyer. Modeli “X6 M” është i veçantë, ju pushton që në shikim të parë që porsa ta shikoni thuajse po ju thotë ‘më kushtoni vëmendje’.  Ky vërtet është një “SUV” me kulm të pjerrtë. M-ja do të thotë nivelet e fuqisë së “M5”. Do të jetë konkurrent kryesor për “Land Rover Range Rover Sport SVR”, “Mercedes-AMG GLE63 S Coupe”, “Porsche Cayenne Turbo S”.

2017 BMW X6 M Photo 22017 BMW X6 M Photo 32017 BMW X6 M Photo 9

(Kosova Sot)

23 orë e 50 minuta më parë