< Bie WhatsApp në Evropë dhe Azi - Auto&Tech - Kosova Sot
Bie WhatsApp nė Evropė dhe Azi

Bie WhatsApp nė Evropė dhe Azi

Përdoruesit nuk kishte gjë tjetër në dorë veçse të prisnin që WhatsApp të riparonte problemin. Hapja dhe mbyllja e aplikacionit nuk kishte dobi.

WhatsApp është goditur nga një ndërprerje madhore e shërbimit duke lënë miliona njerëz në mbarë botën pa mjetin kryesor të tyre të komunikimit.

Njerëzit nuk mund të dërgoni e as pranonin mesazhe nga aplikacioni në pronësi Facebook si rezultat i një problemi me serverat e kompanisë. Shërbimi tashmë po rikthehet gradualisht.

Aplikacioni në fillim nuk tregonte sikur ishte plotësisht jashtë funksioni, ndërsa bisedat dhe kontaktet mund të shikoheshin.

Por sapo një përdorues fillonte komunikimin, aplikacioni tregonte një mesazh të pafundëm “connecting,” dhe mesazhet nuk dërgoheshin e as nuk mbërrinin.

Përdoruesit nuk kishte gjë tjetër në dorë veçse të prisnin që WhatsApp të riparonte problemin. Hapja dhe mbyllja e aplikacionit nuk kishte dobi.

Uebsajti Down Detector tregoi një rritje të raportimeve të problemeve të aplikacionit duke lënë të kuptohej se miliona përdorues kishin probleme.

Problemi preku kryesisht Evropën dhe Azi. WhatsApp Web gjithashtu nuk funksiononte.

Ndryshe nga rrjeti social Facebook, WhatsApp nuk ofron informacion kur shërbimi nuk funksionon. Llogaria në Twitter e aplikacioni nuk është përdorur që nga 2014-ta. 

 (Kosova Sot)

10 orë e 51 minuta më parë