< Çfarë do të ndodhë kur tregtarët të braktisin bursat për tregtinë online? - Auto&Tech - Kosova Sot
Ēfarė do tė ndodhė kur tregtarėt tė braktisin bursat pėr tregtinė online?

Ēfarė do tė ndodhė kur tregtarėt tė braktisin bursat pėr tregtinė online?

Duke mbajtur një tarifë, NYSE shet shërbime tek firmat me volume të mëdha tregtimi duke u dhënë akses në një motor të shpejtë këmbimi.

Bursa e Hong Kong-ut është e para e cila mbyll zyrat e saj fizike pas 31 vitesh. Kjo nxitur nga natyra në ndryshim e tregjeve, Hong Kongu mund të jetë i pari i shumë vendeve që mund të ndjekin këtë shembull.

Arsyeja pas kësaj është sigurisht rritja e përdorimit të teknologjisë dhe tregtimit përmes internetit.

Sipas BBC, bursa e Hong Kongut është shtëpia e më shumë se 1,000 tregtarëve në kulmin e fluksit.

Kush ka nevojë për një prezencë fizike?

Rëndësia e bursave është jetike për ekonomitë kombëtare por edhe globale. Përmes tyre tregtarët dhe shitblerësit e aksioneve blejnë dhe shesin stoqe, bono dhe letra të tjera me vlerë në një vend qendror.

Megjithatë me rritjen tregtisë në internet, një centralizim i tillë nuk është medoemos i nevojshëm. Bursa mund të bëjnë më shumë dhe më mirë punën e tyre online duke eliminuar nevojën për një prezencë fizike.

Edhe bursat të cilat ende kanë një prezencë fizike siç është ajo e Nju Jorkut, shumica e aktiviteteve ndodhin prapa skene. Në fakt zyrat qendrore të bursës janë në Nju Xhersi, një godinë 400,000 metra katror.

Duke mbajtur një tarifë, NYSE shet shërbime tek firmat me volume të mëdha tregtimi duke u dhënë akses në një motor të shpejtë këmbimi.

A po bëhet një trend?

Çfarë do të ndodhë kur më shumë bursa ti të ndjekin shembullin e Hong Kongut dhe të mbyllin prezencën e tyre fizike? Tregtuesit kanë për të filluar të tolerojnë më shumë decentralizimin dhe bursat e reja do të kenë më pak pengesa për të filluar aktivitetin e tyre.

Kushdo që posedon një leje nga autoritetet dhe ka zotëron teknologjinë e duhur mund të hapë një bursë pa pasur nevojë të marrin me qera një hapësirë akomodimi.

Ndërsa monedhat dixhitale por përqafohen gjerësisht, ashtu edhe shumë bursa do të ndjekin këtë shembull. Entuziastët e monedhave kriptografike janë mësuar me bursat online dhe nuk e kanë problem të operojnë pa asistencën e komisionarëve dhe palëve të tjera të centralizuara.

Prezencat fizike të bursave do të bëhen të padobishme shumë shpejt nëse ritmet e adoptimit të monedhave virtuale do të vijojnë siç entuziastët e besojnë.

Hong Kongu mund të jetë një precedent i mirë ose i keq për perspektivën e shumë bursave të tjera. Koha do të tregojë nëse bursat janë të gatshme.

 (Kosova Sot)

6 minuta më parë