< Del në shitje në eBay, Volvo V70 e konvertuar në tanke - Auto&Tech - Kosova Sot
Del nė shitje nė eBay, Volvo V70 e konvertuar nė tanke

Del nė shitje nė eBay, Volvo V70 e konvertuar nė tanke

Pasi bërë bujë dhe tërheqi vëmendjen e publikut kur u shfaq disa javë më parë, Volvo V70 e transformuar në tanke, tani ofrohet për shitje.

Makina ka dalur në shitje në eBay dhe paret pritet të dhurohen për bamirësi. 

Oferta e parë ishte 397 dollarë, ndërsa deri tani janë 18 ofertues të cilët kanë ngritur cmimin në 2,912 dollarë.

Pra, pronari nuk ka vendosur ndonjë cmim të caktuar, por dëshiron të mbledhë sa më shumë para duke thënë se të gjitha të ardhurat do t'i dhurohen Bamirësisë Beni.

Kjo Volvo 70 është prodhuar në vitin 2000 dhe thuhet se është në gjendje funksionale shumë të mirë. 

(Kosova Sot)

16 orë e 29 minuta më parë