< BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen bashkohen për ndërtimin e 400 stacioneve elektrike në Evropë - Auto&Tech - Kosova Sot
BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen bashkohen pėr ndėrtimin e 400 stacioneve elektrike nė Evropė

BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen bashkohen pėr ndėrtimin e 400 stacioneve elektrike nė Evropė

CEO i grupit të quajtur IONITY tha se rrjeti i parë panEvropian i stacioneve elektrike do të ofrojë gjithashtu pagesa dixhitale.

Një grup prodhuesish Gjermanë të automobilave tha ditën e Premte se kanë nisur një bashkëpunim për të ndërtuar një rrjet prej 400 stacionesh për ngarkimin e makinave elektrike deri më 2020-ën.

Ky grup përbëhet nga BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen së bashku me filialet Audi dhe Porsche njoftuan kompanitë.

Frika nga distanca e kufizuara që mund të përshkojnë makinat elektrike ka mbajtur peng shumë drejtues të cilët kanë ngurruar të largohen nga modelet me benzinë dhe naftë.

Ndërsa marka të shquara si Tesla në SHBA po bëjnë “kërdinë”, markat e njohura dhe prodhuesit tradicional të automobilave kanë bashkuar forcat për tu përballur me këtë tranzicion të vështirë.

CEO i grupit të quajtur IONITY tha se rrjeti i parë panEvropian i stacioneve elektrike do të ofrojë gjithashtu pagesa dixhitale.

Zyrat qendrore të IONITY do të jenë në Mynih të Gjermanisë dhe 20 stacionet e para do të hapen këtë vit në Gjermani, Norvegji dhe Austri.

Në 2018-ën do të jenë 100 stacione funksionale ku mund të ngarkohen makina të markave të ndryshme. Secila prej pikave të ngarkimit do të ketë kapacitet prej 350 kilovat.

Sistemi nuk i dedikohet një marke të vetme. 

 (Kosova Sot)

6 orë e 30 minuta më parë