< Banka Qendrore e Turqisë: Kriptomonedhat mund të kontribuojnë në stabilitetin financiar - Auto&Tech - Kosova Sot
Banka Qendrore e Turqisė: Kriptomonedhat mund tė kontribuojnė nė stabilitetin financiar

Banka Qendrore e Turqisė: Kriptomonedhat mund tė kontribuojnė nė stabilitetin financiar

Megjithatë një sinjal pozitiv erdhi nga Çetinkaja i cili thotë se monedhat kriptografike si bitcoin mund të kontribuojnë në një stabilitet financiar.

Bitcoin po shndërrohet në një trend në Turqi dhe autoritetet e kanë vënë re këtë ndryshim.

Këtë javë Presidenti i Bankës Qendrore Turke CBRT, Murat Çetinkaja tha se institucionet financiare të vendit të tij janë duke monitoruar nga afër bitcoin dhe janë optimistë për monedhat virtuale.

Sipas mediave lokale në Stamboll, presidenti i Bankës Qendrore mësohet të ketë thënë se janë duke studiuar monedhat kriptografike.

Murat Çetinkaja shpjegoi se CBRT ka themeluar një ekip hulumtuesish përbërë nga lojtarë të njohur të tregut, zyrtarë të lartë shteti dhe autoritete rregullatore.

Autoritetet kanë thënë se ligjet financiare në fuqi nuk aplikohen mbi bitcoin dhe kanë paralajmëruar qytetarët rreth përdorimit të monedhës.

Megjithatë një sinjal pozitiv erdhi nga Çetinkaja i cili thotë se monedhat kriptografike si bitcoin mund të kontribuojnë në një stabilitet financiar.

Sipas disa burimeve ekonomia e “bitcoin” po rritet në Turqi. Vendi ka një bursë të këmbimit të bitcoin në Lira turke të quajtur BTCTurk dhe ofrues infrastrukturash si Payza dhe Bitwala. Qytetarët gjithashtu mund të përdorin ATM-të e bitcoin në aeroportin e Stambollit Kemal Ataturk.

Kërkesa për bitcoin në Turqi u rrit atë vit kur u pa një dobësim i monedhës vendase. Tashmë bitcoin ka fituar terren dhe muajin e kaluar kompleksi Miavita Beytepe në Ankara filloi të shiste apartamente luksoze në bitcoin.

Por si çdo bankë tjetër shtetërore, edhe banka qendrore e Turqisë ka paralajmëruar investitorët dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm. Deklarata e Çetinkaja është një ogur i mirë për demat e bitcoin në Turqi. 

 (Kosova Sot)

13 orë e 15 minuta më parë