< Përgatituni për "iPhone XL" - Auto&Tech - Kosova Sot
Pėrgatituni pėr "iPhone XL"

Pėrgatituni pėr "iPhone XL"

Pritet që "Apple" ta lansojë një version më të madh të pajisjes më "Apple iPhone X"

E dhe pse ka vetëm disa ditë prejse ka dalë në shitje, "Apple" tanimë është duke bërë plane për pajisjen që do të jetë pasuese e "Apple iPhone X". Ekspertët besojnë se ky gjigant teknologjik do të dalë me dy "iPhone" të ri vitin e ardhshëm, ku njëri do të jetë version i freskuar i X-it, e tjetri një 'XL' me dizajn të njëjtë, por me ekran më të madh. Këtë e ka konfirmuar edhe analisti i "KGI Securities", Ming-Chi Kuo, i cili thotë se "Apple" do të lansojë dy pajisje "iPhone" me ekran OLED dhe me kuti nga çeliku që nuk ndryshket. Po ashtu, thuhet se "Apple" do të bëjë përmirësime në kornizën metalike, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të transmetimit të të dhënave. 

ÇKA OFRON "APPLE"

Linja aktuale e "Apple iPhone" përfshin tri modele, me vetëm një opsion OLED: pajisjen me 4.7-inçë "iPhone 8"; pajisjen me 5.5-inçë "iPhone 8 Plus" me ekrane LCD; si dhe pajisjen me 5.8-inçë "iPhone X" me OLED. Modeli i dytë, që përmendet në raportin e KGI'së, mund të jetë një version më i madh i 'Plus'-it. Kompania "Apple" do të prodhojë 30 milionë pajisje "iPhone X" gjatë çerekut aktual të vitit, bën me dije Nomura Instinet, duke larguar kështu shqetësimet rreth problemeve në lidhje me prodhimin e kësaj pajisjeje. "Apple" ka bërë me dije ditë më parë se pret të ardhura të çerekut të parë të vitit prej 84 deri 87 miliardë dollarë, derisa analistët thonë se pragu i poshtëm, prej 84 miliardësh, është më real. "Ne, si dhe shumë të tjerë, kemi pasur frikë se shitjet do të ishin më të dobëta, pasi që kanë kaluar vetëm 9 javë prej se "iPhone X" ka dalë në shtije, si dhe duke pasur parasysh limitimet në furnizim", thotë një analist teknologjik. 

REZULTATE MAHNITËSE

Rezultatet e çerekut të katërt të vitit, të kompanisë "Apple" e vendosën theksin te aftësia e kompanisë për të pasur rritje jo vetëm te fusha e "iPhone"-ëve, por edhe te gama më e gjerë e produkteve të saj, thonë analistët. Gama e produkteve të kësaj kompanie tani përfshin pesë modele të ndryshme të "iPhone-it, "iPad"-in, "Mac" dhe orën "Apple", si dhe shërbimet e kompanisë, që janë duke përjetuar rritje të madhe. "Apple" ka deklaruar se ka shitur 46.7 milionë pajisje "iPhone" në çerekun e katërt, që mbaroi më 30 shtator, derisa analistët thonë se kjo shifër, në fakt, është 46.4 milionë. Edhe shitjet e pajisjeve "Mac" dhe "iPad" kanë tejkaluar parashikimet e shumicës së analistëve. "Apple" thotë se pajisja X është e ardhmja e smartfonëve dhe, pasi ta keni pasur këtë pajisje në dorë për vetëm një ditë të vetme, nuk keni se si të mos pajtoheni. Kemi të bëjmë me të vërtetë me një copë të mahnitshme të harduerit, me ekranin i cili zen pjesën më të madhe të përparme të pajisjes.

KRITIKËT NUK KANË TË DREJTË

Derisa kritikët thonë se mungesa e butonit "home" dhe skanerit të shenjave të gishtave janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet "iPhone X", në fakt, këto karakteristika edhe janë tipike për këtë pajisje, ato që e bëjnë atë të jetë ashtu si është. Kjo pajisje me të vërtetë sikur ta ofron një shikim në të ardhmen, duke qenë në të njëjtën kohë edhe shumë natyrore. Pas një kohe të shkurtër të përdorimit, do të mësoheni me mungesën e butonit 'home'. Kthimi te "iPhone 8" duket i pamundur. 

(Kosova Sot)  

2 orë e 32 minuta më parë