< A na spiunon "Facebook"-u me anë të mikrofonit? - Auto&Tech - Kosova Sot
A na spiunon "Facebook"-u me anė tė mikrofonit?

A na spiunon "Facebook"-u me anė tė mikrofonit?

"Facebook", sikur që e do edhe logjika, është duke u munduar që të bëhet gjithnjë e më joshës për përdoruesit e vet. Por, ka gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se ai tanimë e ka kaluar kufirin në këtë aspekt, duke rrezikuar privatësinë e përdoruesve. Kështu, ata thonë se, derisa ishin duke biseduar rreth një teme, me zë, atëherë në FB kishin filluar që të dilnin reklama në atë temë. Thënë ndryshe, ata besojnë që FB i ka spiunuar nëpërmes mikrofonit të pajisjes të cilën e kishin përdorë. Por, analistët thonë se është vështirë të besohet sesi "Facebook" ka përparuar kaq shumë, sa që të mund të dallohet dhe identifikohet zëri i çdo përdoruesi të tij. Ky veprim do të paraqiste edhe rrezik për ndjekje penale, gjë që FB, si njëra ndër kompanitë më të mëdha, nuk do ta ndërmerrte. E ju besoni si të doni.  

(Kosova Sot)

20 orë e 34 minuta më parë