< "Lenovo Yoga 920" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Lenovo Yoga 920"

"Lenovo Yoga 920"

Njëra ndër pajisjet më të mira 2 në 1, është duke u bërë edhe më e mirë. "Lenovo Yoga 920" ka pësuar disa përmirësime, të cilat përfshijnë mbështetjen me laps aktiv dhe me tri porte "Thunderbolt USB-C"; një përsosje të dizajnit dhe futjen e procesorit të gjeneratës së tetë, "Intel Core i-serie", për një performancë më të mirë. Nuk duhet harruar pa përmendur as një jetë më të gjatë të baterisë. Por, kritika që mund t'i bëhet pajisjes së re, ka të bëjë me çmimin e saj, prej 1,300 dollarësh. Cikërrimtarët thonë se lapsi bllokon portin USB, por edhe butonin e ndezjes, si dhe përmendin peshën e përgjithshme të pajisjes, prej 1.4 kg, si të tepërt. Kur të analizohen të gjitha, del se "Lenovo Yoga 920" ka fituar disa përmirësime dhe ka shtuar karakteristika të reja, sikur që është lapsi i ekranit, duke u bërë njëra ndër pajisjet më të mira të këtij lloji që mund t'i gjeni në treg. 

(Kosova Sot)

16 orë e 0 minuta më parë