< Një problem madhor besohet të ketë bllokuar qindra miliona dollar në Ethereum - Auto&Tech - Kosova Sot
Njė problem madhor besohet tė ketė bllokuar qindra miliona dollar nė Ethereum

Njė problem madhor besohet tė ketė bllokuar qindra miliona dollar nė Ethereum

Problemi u adresua më 19 Korrik dhe shumica e komunitetit Ethereum u largua nga teknologjia në favor të alternativave të reja.

E sotmja nuk është një ditë e mirë për Ethereum. Një problem sigurie zbuluar në portofolin e monedhës virtual mundet të ketë bllokuar qindra miliona dollar në monedhën kriptografike në muajt e fundit.

Parity Technologies zbuloi ditën e sotme një problem i cili mund të fshijë përmbajtjet e portofolit përgjithnjë.

Problemi prek portofolet “multi-sig” një teknologji e cila kërkon aprovimin e disa palëve për kryerjen e transaksioneve dhe janë implementuar pas datës 20 Korrik.

Një problem në portofolin e Parity bëri që në Korrik të vidhen 150,000 monedha Ethererum ose 30 milion dollar.

Problemi u adresua më 19 Korrik dhe shumica e komunitetit Ethereum u largua nga teknologjia në favor të alternativave të reja.

Aktualisht nuk ka raportime për vjedhje apo humbje të monedhave virtuale por është e qartë se Ethereum është në rrezik. Hulumtuesit thonë se të paktën 600,00 monedha Ethereum me vlerë 150 milion dollar janë të ngrira.

Parity tha se ishte duke analizuar problemin. Kompania u shpreh se besonte që portofolet janë ngrirë dhe nuk mund të zhvendoset asnjë monedhë Ethereum.

Menjëherë pas këtij lajmi, vlera e Ethereum ra nga 305 dollar në 291 dollar.

 (Kosova Sot)

9 orë e 0 minuta më parë