< BMW shpalos M3 CS - Auto&Tech - Kosova Sot
BMW shpalos M3 CS

BMW shpalos M3 CS

Në vazhdën e M4 Coupe, BMW ka nxjerrë në treg modelin M3 CS, që do të shkojë për 3,9 sekonda nga 0 në 100 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e këtij modeli është e kufizuar deri në 280 km/h, transmeton tch.

Shitjet do të nisin në muajin janar, me një çmim rreth 100,000 dollarë.

BMW M3 CS peshon 1,585 kilogramë, 62 kg më pak sesa paraardhësi i tij.

(Kosova Sot)

2 orë e 20 minuta më parë