< Bëjeni këtë, në mënyrë që bateria e iPhone të zgjasë më shumë me iOS 11 - Auto&Tech - Kosova Sot
Bėjeni kėtė, nė mėnyrė qė bateria e iPhone tė zgjasė mė shumė me iOS 11

Bėjeni kėtė, nė mėnyrė qė bateria e iPhone tė zgjasė mė shumė me iOS 11

iPhone X është celulari më i fundit i Apple – i cili sigurisht do t’ju falimentojë (:D) për shkak të çmimit të lartë dhe do t’ju nervozojë kur në mesditë do të mbetet pa bateri.

Sistemi më i ri operativ që vjen me të, dhe të cilin mund ta marrin edhe modelet më të vjetra, iOS 11, është raportuar se ka përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë për disa.

Por, ka të atillë që gjithashtu thonë se ky sistem i ri operativ ka një efekt negativ në baterinë e celularit:

Kështu, sot ju tregojmë çfarë mund të bëni, në mënyrë që bateria e celularit t’ju zgjasë më gjatë:

1. Fshijeni aplikacionin Facebook

Seriozisht, e mbyt baterinë.

2. Reduktojeni ndriçimin

Nëse ekrani i celularit tuaj është shumë i ndritshëm, atëherë duhet ta ulni ndriçimin në mënyrë që bateria t’ju zgjasë më shumë.

3. Ndaleni Siri-në

Shkoni në Settings > Siri & Search.

4. Ndalni aplikacionet me aktivitet të lartë në sfond

Shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe shihni aplikacionet të cilat më së shumti po jua harxhojnë baterinë.

(Kosova Sot)

10 orë e 59 minuta më parë