< iPad i ri, pa butonin 'Home' - Auto&Tech - Kosova Sot
iPad i ri, pa butonin

iPad i ri, pa butonin 'Home'

Apple tashmë po përgatit modelin e ardhshëm të iPad-it.

Zërat më të fundit nga Kalifornia thonë se tableti i ri nga Apple, ashtu sikurse edhe iPhone X, modeli më i ri i iPhone, do të vijë pa butonin 'Home'.

Kjo do të thotë se iPad i ardhshëm do të vijë me veçorinë Face ID, për zhbllokimin e pajisjes nëpërmjet skanimit të fytyrës.

Detaje të tjera tash për tash nuk dihen, ndërsa thuhet se tableti i ri do të prezantohet dhe do të dalë në shitje gjatë 2018's.

 (Kosova Sot)

20 orë e 26 minuta më parë