< “Mercedes-AMG GLC 63 S 2017” - Auto&Tech - Kosova Sot
“Mercedes-AMG GLC 63 S 2017”

“Mercedes-AMG GLC 63 S 2017”

Nëse ekziston ndonjë lloj i veturës që garanton prodhimin e të hollave, atëherë janë modelet “SUV”. Gjatë viteve të fundit, “Mercedes” ka gjetur një sukses të madh me linjën “crossover” – duke mbuluar të gjitha bazat nga modeli i lezetshëm “GLA”, përmes modelit luksoz “GLS” dhe modelin me linja të hatashme “G-Class 4x4”. Po ashtu, është vërejtur një rritje në popullaritet për modelin sportiv “AMG”. Kështu që përzierja e këtyre të dyjave ka kuptim, sigurisht? Në përgjigje të kësaj pyetjes, “Mercedes” ka prezantuar këtë: modelin krejt të ri “AMG GLC 63”. Me motorin prej 4.0-litra, “twin-turbo” dhe “V8” nga “C 63 S” dhe transmisionin e ri me nëntë shpejtësi “MCT” nga modeli më i madh “E 63 S”, “Mercedes”  ofron zgjidhje për dy modele të fryra “GLC”, transmeton gazeta Kosova Sot. Versioni ‘entry’ merr 469 kuaj fuqi, derisa modeli kryesor “AMG GLC 63 S” ofron 503 kuaj fuqi. Duke ia shtuar pakon prej 3.110 euro, “AMG Driver’s Package” shpejtësinë maksimale të “GLC 63” e dërgon nga 249 KM/h, në 280 KM/h. Të gjitha modelet “S” e kanë këtë si standard, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 3.8 sekonda – plot një sekondë më shpejt se sa “Porsche Macan Turbo”. Por me një çmim prej 85.330 euro, është pothuajse 13.330 euro më shtrenjtë se sa “Macan Turbo”. Nga brenda do të gjeni ulëse sportive prej lëkure dhe sistemin informues “Merc’s Comand Online”. Versionet “S” kanë rrota më të mëdha dhe ulëse më ndryshe.   Modelet e së kaluarës “AMG” kishin një dukje të vjetër dhe ngjason me veturat amerikane me muskuj. Modelet e reja janë paksa më moderne dhe më të përmirësuara. Nga brenda ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për të rriturit.

Specifikat kryesore:

 

Çmimi: 85,426 euro

Motori: 4.0-litra V8 “twin-turbo petrol”

Fuqia: 503 kuaj fuqi

Transmisioni: Nëntë shpejtësi auto, tërheqje në katër rrotat

0-62 KM/h: 3.8 sekonda.

Shpejtësia maksimale: 280KM/h.

Në shitje: Tani.

Mercedes AMG GLC 63 S - rearMercedes AMG GLC 63 S - side

(Kosova Sot) 

17 orë e 40 minuta më parë