< Me 454 kuaj fuqi vjen modeli ekskluziv BMW M3 CS - Auto&Tech - Kosova Sot
Me 454 kuaj fuqi vjen modeli ekskluziv BMW M3 CS

Me 454 kuaj fuqi vjen modeli ekskluziv BMW M3 CS

Duke ndjekur gjurmët nga “M4 Coupe”, kompania “BMW” ka sjellë tretmanin “CS” për modelin më praktik “M3”. Ardhja e re del në shitje në janar, me 100 njësi në Mbretërinë e Bashkuar, secili me një çmim prej 97.360 euro. Kjo është 27,970 euro më shumë se ai standard “M3” me pakon opsionale “Competition Package”. Përfitimet nga “M3 CS” nga shtimi prej 10 kuaj fuqi më shumë për modelin 3.0-litra “twin-turbo” e çojnë në total fuqinë prej 454 kuaj fuqi, transmeton gazeta Kosova Sot. Po ashtu, edhe rrotullimet janë shtuar në “600Nm”, më shumë nga modeli paraprak që ishin “550Nm”. Pesha është reduktuar për 62 kilogramë në 1,585, falë shtimit të fibrave të karbonit. Si rezultat i kësaj, nga zero deri në 100, shpejtësinë e arrin për dhjetë të qindtat më shpejt se “M3 Competition Package”, me 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektrike në 280 KM/h. Pajisjet standarde në “M3 CS” përfshijnë transmisionin me shtatë shpejtësi të “BMW M”. Po ashtu, posedon edhe “Dynamic Stability Control” dhe “Active M Differential”.

BMW M3 CS - cabinBMW M3 CS - rear action

(Kosova Sot) 

20 orë e 32 minuta më parë