< “Volkswagen”, me 266 kuaj fuqi përgatit “Polo GTI R5” - Auto&Tech - Kosova Sot
“Volkswagen”, me 266 kuaj fuqi pėrgatit “Polo GTI R5”

“Volkswagen”, me 266 kuaj fuqi pėrgatit “Polo GTI R5”

“Volkswagen” ka shfaqur versionin e ri e të gatshëm për gjeneratën e ardhshme të “Polo GTI”, i cili do t’ju ofrohet klientëve gjatë vitit që po vjen. I quajtur “Polo GTI R5”, i bashkohet linjës “Golf GTI TCR’ si një tentim tjetër i “Volkswagen” për klientët e vet besnikë, transmeton gazeta Kosova Sot. Marka gjermane thotë se ka qenë duke e zhvilluar këtë veturë që nga fillimi i vitit 2017 dhe se do të jetë gati në mesin e vitit që po vjen. Nën kapakun e vet, modeli “R5” posedon një motor “turbocharged” me 1.6-litra, motorin me katër cilindra që zhvillon rreth 266 kuaj fuqi. Fuqia shpërndahet në sistemin me tërheqje me katër rrota përmes transmisionit me pesë shpejtësi. “Volkswagen” ende nuk ka lëshuar foton zyrtare pos se në bazë të kësaj skicës nuk i lë vend imagjinatës.

(Kosova Sot) 

22 orë e 29 minuta më parë