< "Audi RS4 Avant", me 444 kuaj fuqi - Auto&Tech - Kosova Sot
"Audi RS4 Avant", me 444 kuaj fuqi

"Audi RS4 Avant", me 444 kuaj fuqi

Modeli krejt i ri me 444 kuaj fuqi "Audi RS4 Avant" tashmë ka dalë në shitje edhe në Mbretërinë e Bashkuar derisa pak kohë më parë ishte prezantuar te "Frankfurt Motor Show" në muajin shtator. Janë dy versione në dispozicion, me atë standard "RS4 Avant' që vjen me një çmim prej 69,520 euro. Me këtë çmim blerësit marrin disqet prej 48.25 centimetra, dritat "LED", ulëset super sportive "RS", teknologjinë e përparuar, asistimin në parking dhes specifikat e sigurisë plot me opsione tjera. Përkrah veturës së rregullt, modeli "RS4 Avant Carbon Edition" do të ofrohet me një çmim prej 80.820 euro, me disqe edhe më të mëdha se modeli paraprak, ulëset me lëkurë "Nappa". Motori prej 2.9-litra ofron 444 kuaj fuqi, e në "Audi' thonë se nga zero deri në 100 kilometra, ajo arrin shpejtësinë për 4.1 sekonda me shpejtësinë maksimale në 240 KM/h. "Audi" e ofron edhe pakon dinamike "RS" që ngrit shpejtësinë deri në 280 KM/h.

(Kosova Sot)

35 minuta më parë