Apple ka në plan të sjellë një iPad më të lirë - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple ka në plan të sjellë një iPad më të lirë

Apple ka në plan të sjellë një iPad më të lirë

Burime të afërta me Apple pohojnë se kompania vitin e ardhshëm planifikon të prezantojë iPadin e ri me 9,7 inç, i cili do të shitet me çmim prej 259 dollarësh.

Në Apple besojnë se ulja e çmimit mund të jetë e mjaftueshme për tërheqjen e blerësve të ri. 

Pajisja e re pritet të prezantohet në çerekun e parë të vitit 2018.

Ende nuk dihet nëse Apple do të sjellë ndryshime në harduer ose dizajnin e iPad-it të ri.

Prodhimi do t’i besohet prodhuesit tajvanez Compal Electronics, e cila në mesin e klientëve ka edhe Acer, Lenovo, Dell, Toshiba dhe Hewlett-Packard.

(Kosova Sot)

12 minuta më parë
21/06/18