Celularët e ardhshëm të "Samsung"-ut, me "Palm-Readers" - Auto&Tech - Kosova Sot
Celularët e ardhshëm të "Samsung"-ut, me "Palm-Readers"

Celularët e ardhshëm të "Samsung"-ut, me "Palm-Readers"

Javën e kaluar "Samsung" ka aplikuar për patentimin e teknologjisë së leximit të shuplakës

Ka mundësi që "Samsung" të përdorë leximin e shuplakës së dorës, te celularët e ardhshëm të saj, me qëllim që t'iu ndihmojë përdoruesve t'i rikuperojnë pasuordët (fjalëkalimet) e harruar. Një patentë e dorëzuar kohëve të fundit, nga kjo kompani, përshkruan një sistem i cili përdorë vijat e shuplakës, për ta verifikuar identitetin e personit dhe për t'i furnizuar ata me pasuordët e tyre. Nuk është e qartë kur, apo nëse, "Samsung" planifikon ta implementojë këtë teknologji. Ju mund të mendoni rreth leximit të shuplakës së dorës, si mënyrë për parashikimin e fatit, nga ana e fallxhorëve. Por, kjo metodë shumë shpejt mund t'iu ndihmojë që të rikuperoni pasuordët e harruar. 

Patenta e dorëzuar nga "Samsung"

Javën e kaluar, kompania "Samsung" ka dorëzuar kërkesën për patentim të kësaj teknologjie, në Organizatën botërore të pronësisë intelektuale. Në përshkrim thuhet: 'Një njësi kontrolli për nxjerrjen e informatave biometrike të një përdoruesi nga një imazh i bërë dhe sigurimin e pasuordit në bazë të informatave biometrike dhe të një pasuordi të prekonfiguruar". Teknologjia me gjasë do të përdorë një formë të realitetit të përforcuar, që në mënyrë strategjike të mbulojë karakteret e pasuordit të harruar, në foton e shuplakës së dorës. Lista e zbuluar e karaktereve duhet t'iu ndihmojë që ta rikujtoni pasuordin. Nëse do të implementohet, metoda e leximit të shuplakës do t'i bashkohej familjes së pesë teknologjive të përdorura nga "Samsung" - njohjes së irisit të syrit, njohjes së fytyrës, identifikimit të shenjave të gishtave, mostra dhe PIN. Edhe pse kjo teknologji gjendet në fazën e patentimit, mund të përfshihet në celularët e rinj të "Samsung"- ut, nëse vendoset kështu nga zyrtarët e kësaj kompanie. Në këtë fazë të hershme, është vështirë që të thuhet se ku "Samsung" mendon se është më së miri që të përdoret. Kjo formë e re e verifikimit personal mund ta ketë potencialin që të zgjerohet në "Samsung pay" dhe te aplikacionet e tjera. 

Si do të funksiononte kjo?

Sistemi i ri do të funksiononte duke përdorur një imazh të shuplakës tuaj, të bërë me kamerën e përparme të celularit. Nëse linjat e shuplakës në foto, përputhen me linjat e shuplakës tuaj, atëherë programi do t'ua bëjë me dije pasuordët e harruar. Të fshehura midis linjave të shuplakës tuaj, do të jenë disa nga karakteret e pasuordëve tuaj. Lista e zbuluar e karaktereve duhet t'iu ndihmojë që t'iu kujtohet pasuordi. Hakerët dhe hajnat nuk do të mund të kenë qasje ndaj celularit tuaj, duke përdorë shuplakën tuaj të dorës, meqë nuk do të paraqitet pasuordi në tërësi. 

(Kosova Sot)

7 orë e 20 minuta më parë
22/07/18