Përfunduan larg rrugës, navigacioni i dërgoi në pistën për gara (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Përfunduan larg rrugës, navigacioni i dërgoi në pistën për gara (Foto)

Përfunduan larg rrugës, navigacioni i dërgoi në pistën për gara (Foto)

Bashkëshortët që po udhëtonin në Dumfries të Skocisë, kanë përfunduar 300 metra larg rrugës. Ata janë ndihmuar nga mbrojtësit e rendit për t’u larguar nga balta.

Derisa bazoheshin në të dhënat që u jepte navigatori, ata shkuan në pistat që shfrytëzohen për gara me makina të larta.

Meqenëse Corsa e tyre ishte shumë e ulët dhe pa fuqi të mjaftueshme, është dashur të tërhiqen në një rrugë mjaft të gjatë, ndërsa temperatura ishte shumë e ultë.

 

(Kosova Sot)

13 orë e 47 minuta më parë
23/09/18