RISIA "JEEP COMPASS SUV 2017" - Auto&Tech - Kosova Sot
RISIA "JEEP COMPASS SUV 2017"

RISIA "JEEP COMPASS SUV 2017"

"Jeep" ka përjetuar një zgjerim dhe rritje shtesë në Evropë në disa vjetët e fundit, duke lëvizur nga rreth 300,000 shitje gjatë vitit 2009 në rreth 1.4 milion në vitin 2016. Ky sukses është vendosur të vazhdojë tutje, me veturën e re "Compass". Ata që e njohin emrin "Compass", mund t'ju kujtohet modeli i fundit kishte dalë në shitje në vitin 2011. Kishte zgjatur rreth tre vjet para se shitjet e pakta ta detyrojnë kompaninë të marrë masa. "Jeep" ka pritshmëri më të mëdha për modelin e ri, dhe me të drejtë, me një platformë të huazuar nga modeli më i vogël "Renegade", që i sjell një dukje krejt të re dhe teknologji po ashtu të re. Përderisa nga jashtë është një ndryshim i mirëpritur, nga brenda mund të themi se jemi paksa të zhgënjyer. Kualiteti është mjaftueshëm i pranishëm, por ka materiale të buta në prekje që nuk japin një ndjenjë solide në prekje. Është dëm që ka pak ngjyra dhe personalitet të gjetur te modeli "Renegade". Ulëset janë të rrafshë- ta përderisa dukshmëria disi është e turbullt falë atyre shtyllave në formën 'C'. Kamera nga prapa është vetëm standarde. Por, posedon një ekran 21.33 centimetra , është i madh dhe me plot specifika përfshirë këtu "Android Auto' dhe "Apple Carplay". Modeli "Compass" vjen me një sërë teknologjie të instaluar në lidhje me sigurinë. Modeli "Compass" ka shtuar 7 centimetra në bazën ndërboshtore në krahasim me segmentin B te "Renegade", derisa ka edhe më shumë hapësirë nga prapa. Është testuar motori prej 1.6-litra me naftë, për të cilin është parashikuar se do të jetë më popullor se sa ai 2.0-litra përkundër se është në dispozicion në tërheqjen me dy rrota. interesant, "Jeep" llogarit atë për herë të parë, një variant me benzinë, modelin bazë me 138 kuaj fuqi, që do të jetë shitësi më i madh. 

SPECIFIKAT:
Modeli: "Jeep Compass" 1.6 "Multijet II Limited" Çmimi: 32,577 euro 
Motori: 1.6-litra, 4 cilindra me naftë, tërheqje me rrotat e para 
Fuqia: 118 kuaj fuqi 0-100 KM/h: 10.7 sekonda.  
 

(Kosova Sot)

13 orë e 22 minuta më parë
20/04/18