Shikimi në kabinën e "Mercedes"-it të ri - Auto&Tech - Kosova Sot
Shikimi në kabinën e "Mercedes"-it të ri

Shikimi në kabinën e "Mercedes"-it të ri

Një javë para premierës botërore të risisë "Mercedes CLS", prodhuesi gjerman ka publikuar fotografinë e parë të brendësisë së veturës. Gjenerata e tretë e "Mercedes"-it kupe-limuzinë edhe zyrtarisht prezantohet në sallonin e Los Anxhelosit më 27 nëntor, e pas fotografisë së parë të shfaqur kur janë treguar dritat ditore "LED", jemi në gjendje të shikojmë detajet e CLS-së së ri. Në tabelën komanduese dallohet një ekran dominues që në vete sjell funksionimet e tabelës me instrumente dhe sistemit multimedial. Dallohen edhe 4 hapje të ajrit në formë të rrumbullakët, tipike për gjeneratën e re të modeleve të "Mercedes"-it. Në fotografi vërehet edhe ngjyra e kuqe ambientale gjatë ndriçimit të kabinës, e rreth hapjes për ventilim mund të vërehet materiali nga fibrat e karbonit. Është interesante që "Mercedes" në faqen e vet në "Facebook" gjeneratën e re 'CLS' e quan "CLS Coupe" me ç'rast paralajmëron ndryshime në këtë model.  

(Kosova Sot)

16 orë e 29 minuta më parë
20/07/18