Me krenari nga Belgjika: 'Volvo' fillon prodhimin e 'SUV XC40' - Auto&Tech - Kosova Sot
Me krenari nga Belgjika:

Me krenari nga Belgjika: 'Volvo' fillon prodhimin e 'SUV XC40'

Modeli "SUV" më i vogli në gamën e kompanisë "Volvo" po ndërtohet në fabrikën belge në Gent, ku për nevojat e prodhimit të modelit të ri janë instaluar madje 363 robotë të rinj. "Volvo XC40" është prezantuar në fund të shtatorit, e dy muaj më pas është zbritur nga fabrika edhe modeli i parë. Elementet e jashtme janë huazuar nga gjenerata më e re e modelit "Volvo", e një gjuhë e ngjashme është aplikuar edhe në kabinë, që duket si modelet më të mëdha "SUV", "XC60" dhe "XC90". "Volvo" në kabinë ka siguruar shumë hapësirë, mund të aplikohen gjëra si laptopi, tableti apo disa shishe ujë. Dominon një sistem i ekranit prej 22.86 centimetra, derisa në vend të tabelës klasike instrumentale para shoferit gjendet një ekran i madh 31.24 centimetra. Parashihen pesë motorë për Evropë. Versionin bazë e përbën motori "XC40', i titulluar 'T3' me benzinë me 156 kuaj fuqi,ai më i fortë 'T4' me 190 kuaj fuqi derisa në majë të motorëve është ai 'T5' me 247 kuaj fuqi. Ai me naftë 'D3' vjen me 150 kuaj fuqi dhe D'4'me 190 kuaj fuqi.

(Kosova Sot)

4 orë e 57 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa