'Skoda' me rrymë vjen më 2020 - Auto&Tech - Kosova Sot

'Skoda' me rrymë vjen më 2020

Si pjesë e grupit "Volkswagen", që paralajmëron investim të madh në motorët elektrik, "Skoda" po ashtu do të përfshihet në ofensivën e fundit të veturave me rrymë. Elektrifikimi i "Skoda"-s fillon me versionet hibride të modeleve "Superb' dhe "Kodiaq". Që të dyja do të përdorin sistem hibrid të motorit që përbëhet me 1.4 litra, turbo benzinë dhe elektromotorin nga 85 kW (116 kuaj fuqi).forca e përbashkët arrin 160 kW (218 kuaj fuqi). "Skoda" e parë e tëra elektrike arrin më 2020. E do të bazohet në "Vision E Concept" që është prezantuar në gjysmën e parë të vitit 2017. "Skoda" me rrymë do të ketë madhësinë midis modeleve 'Karoq' dhe 'Kodiaq'. 

(Kosova Sot)

17 orë e 50 minuta më parë
15/10/18