Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë (Foto)

Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë (Foto)

A mund të vlejë një veturë kaq shumë?

Mesa duket po, sepse javën e kaluar dikush pagoi 18 milion dollarë amerikan për një veturë Ferrari 250 GT LWB California Spider Competizione e vitit 1959, transmeton Express. Kjo veturë u shit në ankandin e organizuar nga RM Sotheby në New York.

Por përse kushtoi kaq shumë? Chassis 1451GT ishte një nga tri veturat që u futën në garën 24 orë Le Mans në vitin 1959 nga ngasësi dhe distributori i veturave Ferrari Luigi Chinetti. Kjo veturë kishte specifikat e plota “competizione”, trup me alumin si dhe motor Tipo 128F me tre karburatorë 40 DCL6 i cili prodhonte 262.5kf. 

(Kosova Sot)

4 orë e 35 minuta më parë
23/09/18