Rrjedhin fotot e telefonit Nokia 6 (2018) - Auto&Tech - Kosova Sot
Rrjedhin fotot e telefonit Nokia 6 (2018)

Rrjedhin fotot e telefonit Nokia 6 (2018)

Kompania HMD pritet të sjellë modele të reja vitin e ardhshëm.

Njëri prej tyre është Nokia 6 (2018), i cili pritet të ketë procesor Snapdragon 660 në kombinim me 4GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të ruajtje të brendshme.

Përveç karakteristikave bazë, tash janë paraqitur edhe fotografitë e para të pajisjes, të cilat na tregojnë se si do të duket pajisja.

Ekrani i Nokia 6 (2018) do të ketë raport 18:9. Ende nuk ka informacione për datën e prezantimit zyrtar, ndërsa pritet që kjo të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, këtë vit Nokia në treg ka hedhur pesë pajisje, prej të cilëve interesim më të madh ka pasur për modelin 3310 dhe Nokia 2./KP

Image

 

 

(Kosova Sot)

16 orë e 26 minuta më parë
22/07/18