"Apple" me një "iPad" më të ri? - Auto&Tech - Kosova Sot
"Apple" me një "iPad" më të ri?

"Apple" me një "iPad" më të ri?

Janë të shumtë ata që pajtohen se "Apple iPad" është një tablet i mrekullueshëm, por ajo që i pengon ata, është çmimi i lartë i tij. Kjo mund të ndryshojë vitin e ardhshëm, kur kjo kompani, sipas disa pohimeve, planifikon që ta prezantojë "iPad"-in me 9,7 inçë, i cili do të shitet me një çmim prej 259 dollarësh. "iPad"-i i ri, më i lirë, do ta kishte për detyrë që të joshte blerësit të cilët mendojnë se modeli aktual, me një çmim prej 329 dollarësh, është i shtrenjtë. "Apple" beson se një çmim për 70 dollarë më i lirë, do të mund të mjaftojë për joshjen e blerësve të rinj. Burimet e përafërta me "Apple"-n presin që kompania ta prezantojë "iPad"-in e ri në çerekun e dytë të vitit 2018. 

(Kosova Sot)

21 orë e 14 minuta më parë
24/09/18