"Acer Chromebook 15" (2017) - Auto&Tech - Kosova Sot
"Acer Chromebook 15" (2017)

"Acer Chromebook 15" (2017)

"Acer Chromebook 15" është një laptop i madh, i cili po ashtu paraqet një rast të madh, me çmim të lirë Nëse besoni se "sa më i madh laptopi, aq më i mirë ai", atëherë ky është një laptop i bërë apostafat për ju. Me një çmim prej 399 dollarësh, ky laptop sjell një ekran të ndjeshëm në prekje, me madhësi 15.6 inçësh, gjë që e bën atë njërin prej modeleve më të mëdha të laptopëve 'Chromebook' që mund t'i blini. Përpos ekranit super të madh, ky laptop ka një jetëgjatësi më të madhe të baterisë, altoparlantë të zëshëm, një keyboard me ndriçim dhe ofron një performancë solide. Përbërja metalike Për dallim nga modeli i vitit të kaluar, të bërë tërësisht nga plastika, versioni i ri CB515-1HT përbëhet nga alumini dhe plastika, duke sjellë kornizën metalike në trend. I kombinuar me dimensionet e tij të holla dhe me kornizën ngjyrë argjendi, "Acer" ngjan me ndonjë laptop më të shtrenjtë. Me një peshë prej 2.1 kg, ky laptop nuk është tepër i rëndë, për t'u marrë me vete, përkundër dimensioneve të mëdha. Keyboardi i zi anash ka dy altoparlantë. Tastet reagojnë mirë. Sistemi operativ 'Chrome', tani me aplikacione Ky laptop me çmim ekonomik, është normale ta ketë një sistem operativ "Chrome". Ai është bërë për ta kontrolluar Gmail-in, për të punuar në "Google Docs", apo për të surfuar në internet, duke përdorur "Chrome"-in. Ai po ashtu e ka edhe dyqanin "Google Play", i cili mundëson shkarkimin e aplikacioneve, të cilat më parë ishin të kufizuara vetëm te pajisjet "Android". "Google Play Store" e bën këtë laptop më të përdorshëm. Në vend që atë ta përdorni vetëm për të shfletuar në internet, për të kontrolluar emailin dhe për të shikuar video, ju mund të bëni postime edhe në "Instagram", të shkarkoni video për t'i shikuar "offline", duke përdorë aplikacionin e 'Netflix'-it, apo të shkarkoni lojëra për të luajtur kur nuk ka rrjet Wi-Fi. Problemet me ekran të madh Edhe pse ekrani i madh mund të thuhet se është njëra prej përparë- sive më të mëdha të laptopit Acer, ajo është edhe ndër të metat e tij. Derisa rezolucioni i plotë HD me 1080 pikselë ofron një qartësi të mirë, ngjyrat e ekranit janë të zbehta. Marrë në përgjithësi, pamja e ekranit është e mirë dhe nyja prej 180 shkallësh e zgjeron edhe më shumë pamjen. Por, ka edhe të tillë, që thonë se një nyjë preh 360 shkallësh do të ishte më funksionale. Altoparlantët e këtij laptopi ishin befasi e këndshme dhe e papritur. Jetëgjatësia e baterisë ishte mbresëlënëse, duke qëndruar tërë ditën e punës. Anët pozitive "Acer Chromebook 15" paraqet një 'notebook' me stil, me një ekran të madh, prej 15.6 inçësh. Ka ndriçim të tastierës, ka ekranin e ndjeshëm në prekje dhe një bateri që me të vërtetë qëndron. Anët negative Ekrani ka ngjyra të zbehta. "Chromebook" kanë limitime të sistemit operativ, për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm me kohë. Vlerësimi përfundimtar (nga 1 deri 10): 8.0 Dizajni: 8.0; Tiparet: 8.0; Performanca:

(Kosova Sot)

12 orë e 41 minuta më parë
22/07/18