Celularët "Android", sikur "iPhone X"? - Auto&Tech - Kosova Sot
Celularėt "Android", sikur "iPhone X"?

Celularėt "Android", sikur "iPhone X"?

Celulari më i fundit nga kompania "Apple", "iPhone X", që është lëshuar së fundmi në shitje, tanimë ka sfiduar konkurrencën "Android", e cila planifikon se si do të përgjigjet, me karakteristika adekuate. "Qualcomm Snapdragon 845" do ta mbështesë teknologjinë e njohjes së fytyrës, "Face ID" si dhe të "portretit të thellë" (deep portrait) te fotografitë 'selfie'. Kjo mund të nënkuptojë që këto funksione të gjenden edhe te shumica e modeleve kryesore me sistem operativ "Android", dalja e të cilave në treg është paraparë për vitin e ardhshëm. Ende nuk dihet se cilët smartfonë do ta kenë mbështetjen për "Snapdragon 845". Celulari "Samsung Galaxy S9" mund të jetë i pari që do ta përdorë çipin e bërë me teknologji 10-nanometrike. 

(Kosova Sot)

20 orë e 45 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa