Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin më 2018 - Auto&Tech - Kosova Sot
Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin më 2018

Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin më 2018

Kompania Synaptics ka lansuar sensorin optik për gishtërinj në fund të vitit të kaluar.

Tani është zbuluar një version i përditësuar i cili do të mund të lexojë shenjat e gishtave nën ekran OLED, transmeton Koha.net. Po ashtu, kompania njoftoi se prodhuesi “Tier 1” do të prezantojë telefonin e parë me sensorin për gishtërinj nën ekran në panairin e teknologjisë CES 2018.

Sensori Clear ID FS9500 punon vetëm me ekranet OLED. Kur aktivizohet, përdor panelin për të ndriçuar shenjat e gishtave dhe pastaj proceson rrezet e dritës. Synaptics thotë se sensori mund të punojë nën komponentët e trashë deri në 1.5 mm, duke përfshirë mbrojtësin e ekranit, xhamin mbrojtës dhe ekranin aktual OLED.

Kompania premton të njëjtën siguri të mbrojtjes siç është te skaneri për gishtërinj FS9100, të cilin e kanë një numër i telefonave të avancuar, duke përfshirë dyshen Galaxy S8. Po ashtu, do të jetë më shumë i qëndrueshëm ndaj papastërtisë dhe lagështisë pasi që do të jetë i vendosur në mes të pllakës kryesore dhe ekranit OLED.

(Kosova Sot)

19 orë e 18 minuta më parë
16/10/18