Risia "2018 Mercedes CLS", më i shpejti i llojit të vet (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Risia "2018 Mercedes CLS", më i shpejti i llojit të vet (Foto)

Risia "2018 Mercedes CLS", më i shpejti i llojit të vet (Foto)

"Mercedes" ka bërë me dije çmimet dhe specifikat për kupenë e vet me katër dyer, risinë "CLS", i cili edhe formalisht ishte prezantuar muajin e kaluar gjatë "Los Angeles Auto Show". Gjenerata e tretë e "CLS"-së tashmë është në shitje, me një çmim prej 65.272 euro, derisa porositë e para do të shpërndahen në verën e vitit 2018. Modeli "Mercedes CLS" është lansuar me zgjedhjen midis dy motorëve me naftë - ai "350 d", që ka një motor që prodhon 282 kuaj fuqi me motorin prej 2.9-litra me gjashtë cilindra. Modeli "400 d", që ka një çmim fillestar prej 68,510 euro, prodhon 335 kuaj fuqi. Te "Mercedes" thonë se modeli "350 d" shpejtësinë nga zero deri në 100 mundet ta arrijë për 5.7 sekonda derisa motori më i fortë me naftë po ashtu të njëjtën distancë e përshkon për 5.0 sekonda. Po ashtu, ka edhe një edicion me benzinë, shënuar si modeli "450" që fillon me një çmim prej 65,360 euro, që posedon motorin e fundit të "Merc"-it prej 3.0-litra, kompletuar edhe me një motor elektrik shtesë prej "48v", që ia shton rreth 22 kuaj fuqi. Kështu ai prodhon 362 kuaj fuqi, duke e bërë si modelin më të shpejtë "CLS", e shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për rreth 4.8 sekonda. Risia "CLS" është bazuar në modelin e fundit "Mercedes E-Class", ndajnë bashkë teknologjinë dhe në të gjitha versionet e hasim transmisionin automatik me nëntë shpejtësi dhe "4MATIC", tërheqje me katër rrotat. Modeli i ri ka një dukje më të butë se sa "Mk2 CLS", me më shumë linja të lakuara. Nga brenda, ndikimi i "EClass" është edhe më evident, posedon ekranin impresiv prej 31.24 centimetra, posedon edhe ndryshimin e dritave përbrenda. Janë tri ulëse nga prapa derisa në shikim të parë duket se kjo veturë është e dizajnuar vetëm për katër persona. Ky do të jetë "CLS" më shpejt, derisa ende nuk ka ndonjë plan për "63 AMG". Mercedes CLS LA show pic front greyMercedes CLS - frontMercedes CLS - rearMercedes CLS - interior

(Kosova Sot)

19 orë e 48 minuta më parë
25/06/18