"MINI SUV", me formë të re deri më 2021 (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
"MINI SUV", me formë të re deri më 2021 (Foto)

"MINI SUV", me formë të re deri më 2021 (Foto)

"MINI" do të përfitojë nga vazhdimësia e modeleve "SUV" duke lansuar një motër më të vogël për "Countryman", zbulon "Auto Express". Modeli i ri që shfaqet edhe përmes këtyre fotove, nuk do t'i bashkohet brendit deri në vitin 2021, që do të thotë se do t'i jepet edhe një motor elektrik. Sipas disa burimeve të fundit të afërta me "MINI", modeli i ri me gjasë do të jetë i ngjashëm në veturën aktuale me pesë dyer, por një "MINI SUV" më i madh se sa modeli i atij aktual "Countryman" është në radhë. Duke folur për "Auto Express" te "Los Angeles Motor Show", Peter Schwarzenbauer ka thënë: "Kjo nuk do t'i përshtatej ADN-së së MINI-t - ne nuk do të bëjmë një veturë me shtatë ulëse apo diçka të tillë. Unë mendoj se modeli "Countryman" është madhësia maksimale dhe gjëja e duhur për "MINI", por nuk do ta shikoj derisa të bëhet më i madh". MINI baby SUV - rear (watermarked)MINI baby SUV - front detail (watermarked)MINI baby SUV - front detail (watermarked)

(Kosova Sot)

8 orë e 40 minuta më parë
26/04/18