Ky është Symbioz, automjeti i së ardhmes nga Renault - Auto&Tech - Kosova Sot
Ky është Symbioz, automjeti i së ardhmes nga Renault

Ky është Symbioz, automjeti i së ardhmes nga Renault

Kompania e njohur franceze Renault në shtator të këtij viti, në panairin e veturave në Frankfurt, ka prezantuar konceptin e saj të ri.

Koncepti i ri i cili quhet Symbioz, vizioni i veturave të së ardhmes, vjen me rrota të mëdha si dhe është shumë i ulët. Koncepti i ri, po ashtu, paralajmëron teknologjinë e Renaultit e cila ka të bëjë me vozitjet autonome, sistemin elektrik të tërheqjes dhe teknologjinë e lidhjes.

Renault Symbioz Concept është i dizajnuar në atë mënyrë që të shpreh vizionin e kësaj marke franceze për vitet e ardhshme.

Tani, janë publikuar dy video të cilat tregojnë se si duket në realitet ky koncept. Për më tepër shikoni videot.

(Kosova Sot)

3 orë e 12 minuta më parë
17/10/18