Facebook eliminon postimet që duan të tërheqin vëmendjen - Auto&Tech - Kosova Sot
Facebook eliminon postimet që duan të tërheqin vëmendjen

Facebook eliminon postimet që duan të tërheqin vëmendjen

Rrjetet sociale janë kthyer në një ambient ku të gjithë mundohet të tërheqin vëmendjen nëpërmjet postimeve apo fotove.
E si pasoj të kësaj situate ku mediat janë kthyer ne një ambient falsiteti Facebook ka ndërmarr një hap për eliminimin e postimeve që kërkojnë tërheqjen e vëmendjes.
Mark Zuckerberg ka deklaruar se pronarët e faqeve apo njerëzit që përdorin “karremin e angazhimit” do të penalizohen.
Më qartë kjo do të thotë se do ndalohen postimet për të marr like apo komente të tipit “Ndajeni me miqtë për të fituar një udhëtim falas”, “like nëse dhe ju e gjeni veten ne ketë postim” etj.
Sipas gjikandit të medias sociale këto mënyra ndihmojnë faqe të ndryshme të marrin shikueshmëri të pa merituar.
Megjithatë Zuckerberg sqaroi se do ketë dhe përjashtime kur postimet do kërkojnë vëmendje për çështje humanitar si përshembull gjetjen e një fëmije dhurimin e gjakut, parave etj.

(Kosova Sot)

16 orë e 36 minuta më parë
22/06/18