"Samsung Notebook 9" mbetet ultra i lehtë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Samsung Notebook 9" mbetet ultra i lehtė

"Samsung Notebook 9" mbetet ultra i lehtė

Në dispozicion me madhësi të ndryshme, "Notebook 9" përjeton disa përmirësime sa u përket fuqisëdhe performancës, derisa mban një peshë të lehtë, nën 1.3 kg

"Samsung Notebook 9" ishte njëri ndër laptopët më të hollë dhe më të lehtë, me madhësi 15 inçë, në vitin 2017 dhe ai kishte njërën ndër bateritë me kohëzgjatjen më të madhe, prej më shumë se 12 orësh. Për vitin 2018, ky laptop duket të jetë i njëjti, por me një fuqi dhe performancë më të mirë. Sikur edhe modeli i vitit 2017, "Notebook 9" (të mos përzihet me "Notebook 9 Pro") është i mbështjellë në metal, edhe pse, kësaj here, "Samsung" ka përdorur një legurë nga magnezi dhe alumini, të quajtur Metal12, me qëllim që të mos shtohej pesha e përgjithshme e laptopit (1,288 gramë), por që ai, në të njëjtën kohë, të jetë edhe mjaft i fortë.

Ndryshimet

Rifreskimi kryesor ka të bëjë me futjen e procesorit të gjeneratës së tetë, "Intel Core i7" dhe një versioni me grafikë diskrete "Nvidia GeForce MX150", në këmbim të grafikës së integruar "Intel UHD". Bashkë me procesorin e ri, "Samsung" thotë të ketë shtuar edhe baterinë e tij më të madhe dhe më të fuqishme, të përdorur ndonjëherë te ndonjë 'notebook'.

Tiparet e tjera përfshijnë:

• Një memorie deri në 16 GB; • Kapaciteti deri në o 1TB NVMe PCIe SSD; • "Thunderbolt 3" USB-C (15-inçë), USB-C, USB-A (dy), HDMI out, microSD; • Keyboardi me ndriçim dhe me "Precision touchpad"; • Lexuesi i shenjave të gishtave për t'u kyçur me anë të "Windows Hello". "Samsung" shtoi edhe disa vegla potencialisht praktike të softuerit, siku rpsh "Studio Plus", për krijimin e përmbajtjes foto dhe video, "Samsung Message", i cili ua lejon dërgimin e mesazheve nga laptopi, te kontaktet e ruajtura në celularin tuaj dhe një aplikacion për shënime, që aktivizohet me zë. 

Madhësia

"Notebook 9" po ashtu vjen edhe me një madhësi prej 13.3 inçësh, që peshon vetëm 995 g, me një ekran 'full HD', që është në dispozicion edhe me një procesor të gjeneratës së tetë, "Intel Core i7". Çmimet nuk janë bërë të ditura, por "Samsung" pret që "Notebook 9 Pen" të dalë në shitje në SHBA në çerekun e parë të vitit 2018

(Kosova Sot) 

9 orë e 50 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa