Shkencëtarët zbulojnë qelqin "që nuk thyhet" - Auto&Tech - Kosova Sot
Shkencëtarët zbulojnë qelqin "që nuk thyhet"

Shkencëtarët zbulojnë qelqin "që nuk thyhet"

Kërkuesit shkencorë japonezë kanë zbuluar një lloj qelqi i cili vetë 'shërohet' nga plasaritjet dhe thyerjet. Kjo, në fakt, mund të bëjë që ekranet e celularëve të jenë të pathyeshëm. Ky zbulim u bë rastësisht nga një student japonez, i cili ishte duke u munduar që të kapë me kapës diçka. Qelqi i ri polimeri është tepër i fortë, por edhe mund të rregullohet duke shtypur sipërfaqen e thyer. Duke mbajtur copat e thyera së bashku për vetëm 30 sekonda, në një temperaturë prej 21 shkallësh Celsius, vjen deri te formimi i një shtrese ngjitëse, e cila është e aftë që të mbajë pesha deri në 300 g. Pas disa orësh, qelqi arrin fuqinë e tij origjinale. Emri i studentit që, rastësisht, zbuloi këtë substancë, është Yu Yanagisawa, i cili thotë që shpreson se zbulimi i tij do të kontribuojë në mbrojtjen e ambientit. 

(Kosova Sot)

0 minuta më parë
15/10/18