Asus prezanton kompjuterin e ri - Auto&Tech - Kosova Sot
Asus prezanton kompjuterin e ri

Asus prezanton kompjuterin e ri

Asus ka prezantuar një mini-kompjuter VivoMini, me emrin VC66, me përmasa vetëm 177.4 × 153 × 74.1 milimetra, me peshë 1.5 kg.

Ky kompjuter ultra-kompakt përdor procesor 3.0GHz Intel Core i5-7400 Kaby Lake dhe Intel HD Graphics 630 GPU. Kompjuteri ka 8GB RAM DDR4, 128GB SSD dhe hard disk 1TB, transmeton kp.

Po ashtu ka edhe DVD Super Multi Drive, SD / SDHC / SDXC / MMC, 2x USB 2.0 port, 3x USB 3.1 Type C, 1x USB 3.1 port Type-C, portë 1x HDMI 1.4a dhe portë 1x LAN.

VivoMini VC66 punon nën sistemin operativ Windows 10 Home 64-bit, WiFi 802.11ac dhe Bluetooth 4.1.

Asus nuk ka publikuar çmimin e pajisjes.

(Kosova Sot)

23 orë e 24 minuta më parë
25/09/18