Ja si planifikon "Facebook"-u të lidhet me "WhatsApp"-in - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja si planifikon "Facebook"-u të lidhet me "WhatsApp"-in

Ja si planifikon "Facebook"-u të lidhet me "WhatsApp"-in

"WhatsApp" gjithmonë ka prezantuar filozofinë e "punës pa reklama", por duket se kohët kanë filluar të ndryshojnë. Aplikacioni i popullarizuar për bisedë, deri më tani nuk kishte asnjë shtyllë reklamash, por pronari i saj, "Facebook", ka një dëshirë të madhe që të përfitojë nga potenciali reklamues i "WhatsApp"-it, i cili çdo ditë joshë rreth 1 miliard përdorues. Plani i ri i kompanisë ka të bëjë me futjen e butonit special, me anë të së cilës reklamuesi në "Facebook" mund të komunikojë direkt me klientët, me anë të "WhatsApp"-it. Kjo do t'ia mundësojë përdoruesit që të kontaktojë reklamuesin me anë të thirrjes, apo mesazhit të dërguar me anë të një aplikacioni të njohur "chat. Ky funksion filloi që të paraqitej në "Facebook" që nga viti i kaluar.

(Kosova Sot)

15 orë e 10 minuta më parë
20/09/18