“123456” sërish fjalëkalimi më i përdorur - Auto&Tech - Kosova Sot
“123456” sërish fjalëkalimi më i përdorur

“123456” sërish fjalëkalimi më i përdorur

Nga njoftimi bombastik i Yahoosë mbi cenimin e bazës së të dhënave, që preku miliona vetë, e deri te sulmet e viruseve “WannaCry” dhe “BadRabbit”, viti 2017 ka qenë ai i disa katastrofave kibernetike.

Por, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ekspertët e sigurisë në internet, shumë njerëz vazhdojnë të përdorin fjalëkalime të dobëta e lehtësisht të parashikueshme, për mbrojtjen e kompjuterave apo adresave të tyre.

Prodhuesi i aplikacioneve të sigurisë, “SplashData” nxori listën e fjalëkalimeve më të këqija të këtij viti, e në krye të saj vendos sërish të famshmin “123456”.

Renditja e fjalëkalimeve më të pasuksesshme, që vazhdojnë megjithatë të përdoren gjerësisht në mbarë botën, vendos në vend të katërt fjalën “qwerty”, në të 11-tin “admin”, e në të 14-tin “login”.

Sivjet ka edhe një risi: rrugën për t’u bërë pjesë e kësaj liste e gjeti edhe “Star Wars”, e vendosur në pozicionin e 16.

Në 50-shen e parë të listës gjenden edhe emra makinash, më të përdorurat nga të cilat rezultojnë “Ferrari” dhe “Mercedes”.

Fjalëkalimet më të përdorura më 2017:

1 - 123456

2 - password

3 - 12345678

4 - qwerty

5 - 12345

6 - 123456789

7 - letmein

8 - 1234567

9 - football

10 - iloveyou


(Kosova Sot)

2 orë e 50 minuta më parë
22/04/18