Prezantojmë "BMW M4 CS" (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantojmė "BMW M4 CS" (Foto)

Prezantojmė "BMW M4 CS" (Foto)

Dimri ndoshta nuk është koha ideale për të testuar një super kupe prej 454 kuaj fuqi, por me borën dhe pluhurin, risia "BMW M4 CS" ua ka mësyrë maleve. Sikurse "M4 GTS" e viti 2016, ky model "M4 CS" është model i kufizuar (me vetëm 3,000 njësi), por edhe ju ndoshta mund t'ia dilni ta blini një të tillë. Me çmimin prej 98,130 euro, nuk është i lirë, por me një çmim si ky do të merrni një motor prej 3.0-litra dhe me një transmision me shtatë shpejtësi "M DCT" me plot risi dhe me plot hijeshi. Fuqia e motorit është rritur deri në 454 kuaj fuqi, që është 10 kuaj fuqi më shumë se sa "M4 Competition Pack". Kjo ka ndikim të madh në vozitje, e po ashtu edhe në tingujt që i sjell që duken më të hatashëm se kurrë më parë. Me gjithë këtë fuqi që posedon, nga zero deri në 100 kilometra shpejtësinë e arrin për vetëm 3.9 sekonda. Motori është i fortë. Mund të lozni paksa me shasinë e tij nëpër kënde kjo falë ekuilibrit që mban në rrotat e pasme. Kjo ndihmohet nga fakti që modeli "CS" ndihet shumë më transparent dhe më bashkëpunuese se sa "M4" në të kaluarën. Opsionet "Sport" dhe "Sport+" kontrollojnë trupin dhe lëvizjen e rrotave. Modeli "M4" e ka atë ndjenjë evropiane e veturës muskulore, por me modelin e ri "CS", atëherë "BMW"-ja lë gjurmë. Po ashtu, duhet cekur edhe faktin se në bagazhin e saj ka hapësirë për më shumë se 445 litra, që është mjaftueshëm, kështu që mund të përdoret edhe si një veturë standarde. Përderisa ende nuk dihet shumë më tepër detaje për këtë veturë, potenciali i performancës dhe kënaqësia që ofron kjo veturë, lirisht mund të thuhet se është më e lartë se kurrë më parë deri më tani.

SPECIFIKAT KRYESORE:

Modeli: "BMW M4 CS"

 Çmimi" 98,130 euro

 Motori: 3.0-litra, 6 cilindra, "turbocharged", me benzinë

Fuqia/rrotullimet: 454 kuaj fuqi/600Nm

Transmisioni: 7 shpejtësi, "dual clutch", tërheqje me rrotat e pasme

 0-100 M/h: 3.9 sekonda

Shpejtësia maksimale: 280 KM/h

Ekonomia/CO2: 33.6mpg/197g/km

Në shitje: Tani.BMW M4 CS - rearBMW M4 CS - dashBMW M4 CS - full frontBMW M4 CS - front staticBMW M4 CS - front seats

(Kosova Sot)

3 orë e 55 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa