CILI "IPHONE" E KA BATERINË MË TË QËNDRUESHME NË VITIN 2017? - Auto&Tech - Kosova Sot
CILI "IPHONE" E KA BATERINË MË TË QËNDRUESHME NË VITIN 2017?

CILI "IPHONE" E KA BATERINË MË TË QËNDRUESHME NË VITIN 2017?

Kemi analizuar sa qëndron bateria te "2017 iPhone 8", "8 Plus" dhe "X".

Viti 2017 ishte shumë i frytshëm kur flitet për produktet e reja të kompanisë "Apple". Por, për këtë ju kemi folur mjaft gjatë vitit. Në këtë rast do të përqendrohemi vetëm te ajo se, cili prej këtyre produkteve, "iPhone 8", "8 Plus" dhe "iPhone X", mund të mburret me qëndrueshmërinë më të madhe të baterisë. Që në fillim t'ju themi se bateria e "iPhone"-it, në përgjithësi, mund të ishte më e mirë. Jetëgjatësia e baterisë së tyre është funksionale, por nuk është kushedi sa fantastike.

"IPHONE X": JETËGJATËSIA E BATERISË NUK IMPRESIONON

Gjatë testimit është parë se bateria e "X"-it të shumëpërfolur zgjatë 11 orë e 38 minuta. Kjo nuk është aspak e mrekullueshme dhe është më shkurt sesa jetëgjatësia prej 13 e më shumë orësh, që arrinin bateritë e modeleve "iPhone 8" dhe "8 Plus". Në testimin e njëjtë, "Samsung Galaxy Note 8" dhe "OnePlus 5T" treguan një jetëgjatësi të baterisë prej pak më shumë se 17 orësh. "iPhone X" ka disa elemente të reja, të cilat mund të jenë përgjegjëse për këtë jetë të shkurtër të baterisë. Ekrani i tij OLED, i cili është më i ndritshëm sesa ai LCD, që haset te modelet e tjera të "iPhone"-it mund të jetë një faktor me rëndësi në këtë drejtim. Një faktor tjetër i mundshëm është edhe kamera e përparme "TrueDepth" dhe sensori i saj infra i kuq, "Face ID", që mund ta shterin baterinë nëse përdoren më shpesh.

JETËGJATËSIA MË E MADHE E BATERISË "IPHONE 8 PLUS"

Ata që duan një bateri që zgjatë sadopak më shumë, duhet të përcaktohen për "8 Plus". Por, as në këtë rast, nuk është se fitoni rezultatet më të mira të mundshme, krahasuar me celularët "Android". Por, "iPhone 8" dhe "8 Plus" janë më afër sesa që mund të mendoni. Bateria e "iPhone 8", gjatë testimit zgjati 13 orë e 31 minuta, derisa ajo e "8 Plus" 13 orë e 44 minuta. Ajo që duhet theksuar, është se "Apple" kurrë nuk kishte pretenduar që "iPhone X" do ta ketë një bateri që qëndron gjatë.

SHPEJTËSIA E MBUSHJES SË BATERISË KËRKON SHPENZIME SHTESË

Mbushja e baterisë së "iPhone"-ve të rinj me mbushësin prej 5-vatësh nuk është aspak e shpejtë. "Apple" mbështet mbushjen më të shpejtë për të gjithë "iPhone"-ët e rinj, me anë të një pajisjeje mbushëse USBC, e cila shitet ndaras, e më pas edhe me anë të kabllove "Lightning-to-USB-C". Opsioni më i lirë është që ta siguroni një adapter 12-vat AC, i cili përdoret për "iPad"- it, por që mund të jetë i dobishëm edhe në këtë rast.

PËRMIRËSIMET

Ka mundësi që, vitin e ardhshëm, "Apple" të bëjë një hap përpara sa i përket jetëgjatësisë së baterisë së pajisjeve "iPhone" meqë një gjë e tillë nuk ndodhi në vitin 2017. Me një fjalë, "iPhone"-ët që janë nxjerrë në shitje sivjet janë të mrekullueshëm, por ata do të ishin krejt "hata", sikur të mos na duhej që të mendonim rreth qëndrueshmërisë së baterisë së tyre. 

(Kosova Sot)

1 orë e 31 minuta më parë
20/04/18