Si t'i nënshkruani dokumentet në "iPhone"? - Auto&Tech - Kosova Sot
Si t

Si t'i nënshkruani dokumentet në "iPhone"?

Nënshkrimi i dokumenteve dhe kontratave nuk paraqet problem për përdoruesit e Macut, meqë "Apple" ka zgjidhje për ta. Por, tani kjo është e mundur edhe në "iPhone" dhe "iPad". Nuk është e thënë që çdo dokument ta shtypni, për ta nënshkruar, meqë kështu harxhoni kohë dhe ndikoni në shkatërrimin e druve (sa më shumë letër që harxhoni, aq më shumë shkatërrohen malet). Me iOS 11, funksioni i nënshkrimit të dokumenteve pa i printuar ato është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e pajisjeve "iPhone" dhe "iPad".

Ja cilëve hapa duhet t'iu përmbaheni:

• Hapeni dokumentin e pranuar në aplikacionin Mail.

• Shtypeni ikonën e lapsit në këndin e epërm të djathtë.

• Shtypni "Add" në këndin e djathtë, poshtë.

• Përzgjidheni opsionin "Signature".

Me këtë rast, keni mundësinë e shtimit dhe ruajtjes së disa nënshkrimeve. 

(Kosova Sot)

2 orë e 22 minuta më parë
20/10/18