Kamerë duale për selfie, me çmim të lirë - Auto&Tech - Kosova Sot
Kamerë duale për selfie, me çmim të lirë

Kamerë duale për selfie, me çmim të lirë

"Samsung" ka prezantuar dy celularë të rinj nga seria e tij A - "Galaxy A8" dhe "A8+". Këta telefona kanë kamerën e dyfishtë të përparme, një ekran "skaj më skaj" dhe një dizajn ergonomik, të bazuar te modelet Premium. Kamera e pasme ka 16 MP derisa ajo e përparmja, që quhet kamera për selfie, është duale (e dyfishtë) dhe ka 16MP+8MP. Kjo kamerë duale e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të përcaktoheni për njërën, apo tjetrën, varësisht se çfarë selfie doni të bëni, nga plani i afërt me prapavijë, deri te portreti me prapavijë të qartë. Aty janë edhe funksioni "Live Focus", efekti "Bokeh", etj. Ekrani "skaj më skaj" ka dimensione mahnitëse, 18,5:9. Shtrembërimi ergonomik i qelqit, si në anën e përparme, po ashtu edhe në të pasmen, vetëm sa e përsosë edhe më tej këtë ekran të madh. Ky celular do të prezantohet në janar dhe, atëherë do të bëhet i njohur edhe çmimi i tij. 

(Kosova Sot)

17 orë e 48 minuta më parë
21/06/18