Ky është celulari i ri "Samsung Galaxy S9" - Auto&Tech - Kosova Sot
Ky është celulari i ri "Samsung Galaxy S9"

Ky është celulari i ri "Samsung Galaxy S9"

Ka kohë që flitet rreth asaj se si do të duket celulari i ri "Samsung Galaxy S9", i cili pritet që të prezantohet në shkurt, por edhe para lansimit janë publikuar foto dhe detaje rreth specifikimeve. Ja disa informata: ky telefon, krahasuar me atë "S8", do ta ketë një bateri më të madhe, kësaj here me kapacitet 3200 mAh. Mbetet "xheku" për dëgjuese si dhe butoni për asistentin "Bixby". Modeli "Galaxy S9 Plus" do ta ketë një kamerë të dyfishtë, derisa varianti më i dobët, "S9", mbetet vetëm me një kamerë. Në të dyja rastet, kamera mbetet në pozitën qendrore të pasme. Nën të gjendet sensori për shenjat e gishtave. Kur flitet për memorien, priten opsionet me "4GB" dhe "6GB", derisa telefoni do të duhej të punonte me procesorin 'Qualcomm Snapdragon 845', respektivisht me "Android 8.0 Oreo", jashtë Amerikës. Pritet që ky celular të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.  

(Kosova Sot)

4 orë e 13 minuta më parë
20/06/18