Dhjetë top-pajisjet teknologjike të vitit 2017 (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Dhjetë top-pajisjet teknologjike të vitit 2017 (Foto)

Dhjetë top-pajisjet teknologjike të vitit 2017 (Foto)

Kompanitë teknologjike, si "Apple", "Samsung", "Microsoft" dhe të tjera, vazhdimisht gjejnë mënyra të reja për t'i përmirësuar produktet e tyre, ku edhe viti 2017 ishte vit i disa ndryshimeve të mëdha.

10. Sony Alpha A7R III

Image

Me përmirësime të dukshme krahasuar me paraardhësin e vet, si dhe me një çmim më të vogël sesa "Sony A9 Alpha", pajisja e prezantuar tash së fundmi, "Sony Alpha A7R III", i ka të gjitha elementet që të bëhet njëri ndër fotoaparatet më të mira, pa pasqyra, të bëra ndonjëherë. Ka një rezolucion sa dyfishi i atij të A9 dhe një autofokus që është dy herë më i shpejtë sesa ai i 'A7R II', edhe pse nuk duhet harruar që A9 ofron një shkrepje më të shpejtë. Por, çmimi më i lirë dhe rritja e performancës kanë të ngjarë që të entuziazmojnë si profesionistët, po ashtu edhe fotografët amatorë.

9. Apple Watch 3

Image

Ora më e re, e mençur, nga "Apple" përfundimisht ua mundëson që ta leni celularin në shtëpi. Meqë ajo mbështetë LTE, ju mund të pranoni thirrje dhe mesazhe me anë të orës, edhe kur celularin e keni larg vetes. Gjenerata e tretë e orës së mençur "Apple" po ashtu ka një procesor më të shpejtë dhe një altimetër barometrik për të matur aktivitetet, sikur që janë psh, shkallët që i bëni (ngjiteni). Edhe pse "Apple Watch" nuk është bërë për t'ua zëvendësuar celularin, mundësia që të dilni pa celular në qytet, kur e shëtisni qenin, psh, ia vlen që ta bleni këtë pajisje.

 8. Xbox One X

Image

Nëse ende mendoni se ditët e blerjes së konsolave të mëdha, me qëllim të përjetimit të lojërave më të mira të mundshme, janë prapa nesh, nuk keni nevojë që të shkoni më larg sesa "Xbox One X". Konsoli më i ri nga "Microsoft' ka gjashtë teraflopë dhe mbështetjen 4K për të luajtur, të gjitha në një paketim të vetëm, duke e bërë këtë konsolin e preferuar për lojtarët merakli.

7. Amazon Echo (gjenerata e dytë)

Image

Asistentët virtualë, sikur Siri, ka vite që ekzistojnë, por vetëm pas lansimit të "Amazon Echo" të parë, në vitin 2014, këta ndihmës me zë u bënë të popullarizuar. Tri vjet më vonë, kemi gjeneratën e dytë të kësaj pajisjeje, ku përmirësimet janë mëse të dukshme, në çdo aspekt. Dizajni (forma) është më i shkurtër dhe më atraktiv, zërimi po ashtu është i përmirësuar dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, çmimi tani është vetëm 99.99 dollarë. Kjo do t'i ndihmojë "Amazon"-it që ta mbajë vendin e parë në këtë fushë, edhe pse ka konkurrentë të mëdhenj, si Google, Microsof etj.

6. Super Nintendo Entertainment System (SNES) Classic

Image

 Makina e popullarizuar e lojërave, ngjyrë të hirtë dhe të gjelbër, "Super Nintendo", ka bërë një rikthim madhështor në vitin 2017. SNES Classic vjen i ngarkuar me 21 retro tituj, duke përfshirë edhe Super Mario World, The Legend of Zelda: A Link to the Past, Donkey Kong Country, si dhe një lojë të palëshuar më parë, Star Fox. Çdo gjë, duke filluar nga lojërat e deri te mënyra sesi kontrolluesi rri në duart tuaja, na rikujtojnë vitet 1990. Duket se bazimi te nostalgjia është shpaguar, meqë SNES Classic ishte konsoli i dytë i video lojërave për nga shitja në muajin tetor.

5. Samsung Galaxy S8

Image

 Pajisjet e dalluara "Samsung Galaxy Android" caktuan standardet e smartfonëve në vitin 2017. Ky mund të mos ketë qenë celulari i parë me ekran skaj më skaj, por ekrani i lakuar i Galaxy S8 e bëri atë ndër celularët më atraktivë të vitit. Pa përmendur këtu displejin e tij të dalluar OLED, i cili për një kohë të gjatë ishte më e mira që mund të kërkoje nga një celular. Samsung po ashtu ka bërë përpjekje për thjeshtësimin e softuerit të celularit.

4. DJI Spark

Image

 Droni me madhësi të shuplakës, i bërë nga DJI, paraqet një hap të madh në drejtim të prodhimit të dronëve më të përshtatshëm dhe më të lirë për njerëzit mesatarë. Tipari i rëndësishëm i këtij droni është se ai nuk ka nevojë për kontroll të teledirigjuar. Mjafton që ta prekni dy herë pullën që gjendet në pjesën e pasme të dronit dhe ai të përgatitet për t'u ngritur lart nga shuplaka juaj e dorës. Këtë dron mund ta pilotoni me anë të dorës, duke e bërë që të fluturojë më lart, më poshtë, apo në një drejtim të caktuar, vetëm me një të lëvizur të dorës tuaj.

3. Microsoft Surface Laptop

Image

Hyrja e Microsoftit në botën e laptopëve të vërtetë (jo të hibridëve tablet - notebook) paraqet një të arritur të madhe. Midis dizajnit të tij të lehtë dhe elegant, ekranit të kthjelltë dhe baterisë që zgjatë shumë, "Surface Laptop" paraqet zgjidhje të përshtatshme për të gjithë ata që janë në kërkim të një kompjuteri të ri "Windows". Microsoft e ka caktuar laptopin 'Surface' që të jetë demonstrues i "Windows 10 S", versionit më të ri të Windows, i cili mund të 'luajë' programe vetëm nga "Microsoft app store". Me Windows 10 S, Microsoft në të vërtetë shpreson që ta bëjë atë që Google ka bërë për 'Chromebooks': që ta bëjë softuerin më të thjeshtë, dhe ta rrisë performancën e tij, duke përmirësuar edhe jetëgjatin e baterisë dhe sigurinë më të madhe.

2. Apple iPhone X

Image

 Po, është i shtrenjtë. Po, është e vërtetë se nuk gjendet lehtë në treg. Dhe, po, "Android" e bëri i pari. Por, ekrani i "iPhone X" skaj më skaj, si dhe sistemi për njohjen e fytyrës, nuk ka dyshim se do të vendosin standarde të reja për celularët e së ardhmes. Sistemi "Apple Face ID", përkundër shqetësimeve rreth sigurisë, tanimë është duke u përdorë në mënyra më kreative sesa teknologjia e Samsungut për identifikimin e fytyrës. Kjo, kombinuar me një kamerë më të fuqishme, një jetë më të madhe të baterisë dhe me një ekran të madh, e bën celularin "Apple iPhone X" një përzgjedhje të preferuar.

Nintendo Switch

Image

Përafërsisht, qyshkur ekzistojnë konsolet e lojërave, lojtarëve iu është dashur që të përcaktohen midis lojës para ekranit TV, apo mbajtjes së një ekrani të vogël në duart e tyre, ashtu si mundnin. Por, këtë e ndryshon Nintendo Switch, konsoli i parë i cili me të vërtetë është i dizajnuar për argëtim në shtëpi dhe, jo vetëm. Switch përbëhet nga një tablet me ekran 6.2 inç, me porte për kyçjen e kontrolluesve "Nintendo JoyCon", në cilëndo anë. Por, kur jeni në shtëpi, ju mund të luani në TV, sikur me një konsol tradicional.

(Kosova Sot)

22 orë e 28 minuta më parë
16/08/18