Veturat e reja më të mira që arrijnë në vitin 2018 - Auto&Tech - Kosova Sot
Veturat e reja më të mira që arrijnë në vitin 2018

Veturat e reja më të mira që arrijnë në vitin 2018

Viti 2018 është afër, e tashmë veturat e vitit që po vjen tashmë janë në rrugë. Ja veturat më të mira për 2018-ën 

“2018 Audi Q5”

Image

Çmimi: 34.767 euro

Vetura e ridizajnuar “Audi Q5”, që arrin këtë pranverë, do të jetë më e shpejtë sesa gjenerata e fundit dhe është përplot me siguri dhe informata më të reja rreth teknologjisë.  Vjen me katër cilindra, me transmision automatik me shtatë shpejtësi dhe vjen me standardin me tërheqje me katër shpejtësi, shpejtësinë nga  zero deri 100 e arrin për 5.9 sekonda. 

“2018 Land Rover Range Rover Velar”

Image

Çmimi: 41,804 euro

“Land Rover Family” vazhdon të rritet me prezantimin e modelit të ri “2018 Range Rover Velar”. Ka të njëjtën platformë sikurse edhe “Jaguar F-Pace”, që është një nga modelet ‘SUV’ më luksoz.  Tre motorë janë në dispozicion, përfshirë motorin me katër cilindra turbo dhe me 380 kuaj fuqi “V6”. Tërheqja në katër rrota është standard. “Velar” debuton me sistemin e ri informues “Land Rover InControl”.

“2018 Volkswagen Atlas”

Image

Çmimi: 25.551 euro

Pranverën e ardhshme vjen “Volkswagen” i prodhuar në Tenesi, “2018 Atlas”, model ‘SUV’ me shtatë ulëse. “The 2018 Volkswagen Atlas” është konkurrent i drejtpërdrejtë për “Honda Pilot” dhe “Toyota Highlander”. “VW” sjell zgjedhjen për motorin me katër cilindra ose një motor më të fortë “V6”.  Posedon edhe sistemin e përparuar të sigurisë dhe sistemin e asistencës në vozitje. 

“2018 Alfa Romeo Stelvio”

Image

ÇMIMI: 35. 182 euro

Emërtuar sipas një rrugës kalimtare në Alpet italiane, modeli “2018 Alfa Romeo Stelvio SUV” vazhdon me prezantimin e veturës në tregun amerikan. Linjës i prinë modeli “Stelvio Quadrifoglio”, me 505 kuaj fuqi që shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 3.9 sekonda. Do të ofrohen edhe dy modele tjera, derisa tërheqja në katër rrota do të jetë standard. 

“2018 Volvo XC60”

Image

Çmimi: 34.767 euro

Modeli “Volvo XC60” ka vendosur për ridizajnin më të madh që pas nëntë viteve. Në “Volvo” thonë se modeli “2018 XC60” do të jetë një nga veturat më të sigurta që është ndërtuar ndonjëherë. Në treg do të jetë në vitin që po vjen, do të posedojnë opsionin “Pilot Assist”, që kontrollon vozitjen, sistemin e frenimit derisa bën një vozitje prej 128 KM/h. 

(Kosova Sot)

 

 

1 orë e 47 minuta më parë
19/04/18