Cili mode i “BMW 5” me naftë është ideal - Auto&Tech - Kosova Sot
Cili mode i “BMW 5” me naftë është ideal

Cili mode i “BMW 5” me naftë është ideal

Përkundër se shumica e vendeve sjellin lehtësi te veturat e ‘gjelbra’, modelet me benzinë përparojnë për sa i përket ekonomisë, e ato elektrike në praktikë, derisa ato me naftë shumë po kërkohen. Një nga modelet popullore që mbështetet ne motorin me naftë është ai BMW-së, që është aduti kryesor i Serisë 5. "Pesëjsha" vjen në pesë versione me motorët me naftë, fillon nga më i dobëti “520d” me  2.0-litra prej 190 kuaj fuqi, (çmimi 48.700 euro), “525d” me 231 kuaj fuqi (51.600 euro) dhe 3.0-litra “530d” me 265 kuaj fuqi (57.800 euro). Në majë ofrohet modeli “540d” me 320 kuaj fuqi (69.800 euro) dhe bisha “M550d” me 400 kuaj fuqi (89.900 euro). 

(Kosova Sot)

2 orë e 48 minuta më parë
19/10/18