A mundet “VW T-Roc” të jetë Golf-i midis modeleve ‘SUV’ - Auto&Tech - Kosova Sot
A mundet “VW T-Roc” të jetë Golf-i midis modeleve ‘SUV’

A mundet “VW T-Roc” të jetë Golf-i midis modeleve ‘SUV’

Ndërtuar në platformën “MQB” që e ndan me Golf-in, nga “T-Roc” pritet që jetë pikërisht "golf" në segmentin ‘SUV’, edhe pse konkurrenca nuk është aspak naive. Aty janë edhe “MINI Countriman”, “Renault Captur”, “Peugeot 2008”, “Opel Mokka’, “Nissan Juke”, “Ford Ecosport”, “Citroen C3 Aircross”, “Jeep Renegade”, “FIAT 500X”, “Suzuki Vitara”, “Mazda CX-3”, “Honda HR-V”, “Audi Q2”, “Toyota C-HR”.  Gjiganti nga Volfsburgi planifikon shitjen vjetore prej rreth 200.000 njësi në Evropë, rreth 250.000 në Kinë. Aduti kryesor i “T-Roc” është agjil, ekonomik me motorin 1.0-litra,  turbo me benzinë  “TSI” me 115 kuaj fuqi. Motorët tjerë janë ai 1.5-litra ‘TSI” me 150 dhe 190 kuaj fuqi dhe 1.6-litra me naftë “TDI” me 115 kauj fuqi dhe dy versione 2.0 litra “TDI” me 150 dhe 190 kuaj fuqi.

(Kosova Sot)

13 orë e 32 minuta më parë
22/06/18