Trashëgimtari i modelit “Volvo V40” do të ketë version elektrik - Auto&Tech - Kosova Sot
Trashëgimtari i modelit “Volvo V40” do të ketë version elektrik

Trashëgimtari i modelit “Volvo V40” do të ketë version elektrik

Risia “Volvo V40” do të dizajnohet nën ndikimin e konceptit “40.2” që publikut i është prezantuar në maj të vitit 2016. Automobili do të ndajë platformën mekanike me modelin ‘SUV’, “XC40”, e falë masës më të gjatë ndërboshtore do të ketë më shumë hapësirë në krahasim me modelin aktual “V40”. Platforma “Compact Modular Architecture” (CMA) mundëson edhe përdorimin e motorëve të rinj me katër cilindra, me benzinë “T4” dhe “T5”, dhe ata me naftë “D3” dhe “D4”. “Volvo” ka zbuluar se blerësve do t’u jenë në dispozicion së paku dy opsione kur bëhet fjalë për madhësinë dhe kapacitetin e motorëve. 

(Kosova Sot)

27 minuta më parë
20/10/18